Qyteti im Fieri
Fieri është një qytet në Shqipërinë e jugut rrethit të Fierit. Përsa i përket qytetit të Fierit popullsia e tij pas viteve '90 të shekullit të XX numëronte 40 000 banorë, kurse në ditët e sotme, si rezultat i dyndjes së popullsisë nga rrethi i Mallakastrës dhe nga rrethet veriore të vendit, vlerësohet që popullsia e qytetit të Fierit të ketë arritur në 122 000 banorë[2]. Ndërsa e qarkut 302 mije banorë[3]. Fieri është një nga qytetet me te zhvilluara. Meshtetet ne bujqësi dhe blegtori intensive me mjete moderne. Apollonia Historia 12 km larg qytetit te Fierit, ndodhen rrënojat e qytetit antik te Apolonisë. Qyteti u themelua ne vitin 558 p.e.s në një kodër pranë detit dhe afër grykëderdhjes së lumit Aoos (Vjosa) nga kolone te ardhur nga Korinti e Korfuzi. Ne lulëzimin e tij mendohet te këtë pasur një popullsi prej 50 000 - 60 000 banorësh. Për rëndësinë ekonomike dhe kulturore dhe për hapësirën e madhe te shtrirjes se tij, Ciceroni e ka quajtur qytet të madh dhe hijerëndë. Në viti...